Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot në orën 10:00, do t’i përgjigjet ftesës për dëshmuar në lidhje me deklarimet e saj për rastin Astrit Dehari.

Sipas njoftimit të ministrisë, pas intervistës, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, ministrja Haxhiu do të mbajë konferencë për medie.

“Për orën, mediat do të njoftohen sot”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, me rastin e 7-vjetorit të vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje,Astrit Deharit, Haxhiu kishte shkruar në Facebook, se krimi ndaj Deharit përfshin një sërë veprimesh për të cilat ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi.

Pas kësaj, Haxhiu kishte njoftuar se ftesa nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar, kishte ardhur si rezultat i statusit të saj të bërë në rrjete sociale.

/TV Malisheva

Share.