Nënkryetarja e VV-së, Albulena Haxhiu i ka reaguar deputetes së AAK-së, Time Kadriaj, e cila publikoi një dokument në të cilin shihet se si disa persona janë liruar nga konviktet aty ku është edhe karantina e bërë pas përhapjes së pandemisë Covid-19 edhe në vendin tonë.

Haxhiu ka thënë se ky veprim i deputetes Kadrijaj ka dëmtuar rënd dinjitetin dhe integritetin e personave duke publikuar emrat dhe diagnozat e tyre.

Ky është reagimi i saj i plotë:

Politika ekziston pikërisht ngaqë komuniteti angazhohet për të mirën e përbashkët, të individëve të bashkësisë. Politika nuk mund të jetë, nuk guxon të jetë antihumane. Ajo s’është politikë më pastaj, është krim.

Kjo çfarë bëri sot znj. Kadriaj është kulmi. Për të goditur politikisht ka dëmtuar rëndë dinjitetin dhe integritetin e personave duke publikuar emrat dhe diagnozat e tyre. Pra, zonja Kadriaj që vetë thotë se është mjeke sot na dëshmoi të kundërtën. Kjo është çnjerëzore, e pajustifikueshme, shumë ultë dhe në kundërshtim me legjislacionin dhe konventat evropiane.

Jam e shokuar nga ky nivel./ Tv Malisheva

Share.