Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në Ditën Botërore të Autizmit, ka thënë se duhet të jenë bashkë gjithmonë, jo vetëm në këtë ditë të shënuar
Ai theksoi se me të gjitha kapacitetet komunale janë për të mbështetur personat me autizëm, duke shtuar se të gjithë qytetarët duhet të trajtohen si të barabartë dhe të dobishëm në shoqëri.
Haziri tha se misioni i të zgjedhurve politik është që t’i mbrojnë të gjitha kategoritë e shoqërisë, sidomos fëmijët me autizëm, duke i trajtuar që në fazën e parë.
Kryetari Haziri tha se tash e dy vjet në Gjilan është hapur Gjilan qendra psiko-sociale “Dritë”, e cila po ofron shëbrime për trajtimin e fëmijëve të prekur nga sindromet dhe autizmi, duke e mbështetur me të gjitha mundësitë komunale