Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, u shpreh falënderues ndaj të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, për siç tha takimet e rregullta që po i mban me opozitën.

Përderisa shtoi se të gjithë po mbahen të terr për shkak të mospublikimit të draftit të Asociacionit nga ana e kryeministrit Kurti. Haziri ka thënë se në takim kanë kërkuar heqjen e masave të BE-së.

Nënkryetari i LDK-së pohoi se nuk ka kohë për të humbur në dialog dhe se gjërat duhet të zgjidhen shpejtë, kjo për shkak të zhvillimeve në rajon e botë. Haziri ka shtuar se situata tani është kthyer siç ishte para disa jave dhe se Kosova po vazhdon të dënohet për shkak të siç tha ai “paaftësisë së Qeverisë”.

“Ne u takuam për të disatën herë. Ndarja e kohës së tij është për tu vlerësua. Po mbahemi në terr për shkak të mos zbardhjes së dokumentit. Unë konfirmova angazhimin e LDK-së që dialogu nuk ka opsion dhe situata pas 24 shtatorit gjendja ka ndryshuar. Por Qeveria nuk ka arritur ta kthej imazhin e Kosovës”.

“Ne nënvizuam largimin e masave dhe nevojë që Kosova vazhdon të dënohet për shkak të paaftësisë së Qeverisë. Nuk kemi folur specifikisht për atë sepse është detyrë e kryeministrit, ka detyra kryeministri. Palët në këtë proces po ofrojë komente në këtë dokument, po e ruajnë procesin”.

“Kosova e ka pranuar edhe planin e zbatimit edhe modelin evropian. Nuk ka shumë kohë, nuk guxon të humbim këtë moment. Çdo ditë rrezikojmë të humbim kohë, është çështje shumë e ngushtë kohore që lidhet me zhvillimet në rajon edhe në botë. Ai ka qenë i angazhuar, po përgatite për konventën e partisë”.

/TV Malisheva

Share.