‘Lufta në Ukrainë mund të zgjas me vite, por NATO është e gatshme të mbështesë Kievin përballë Rusisë’, kështu u shpreh kreu i Aleancës Euro Atlantike, Jens Stoltenberg në një konferencë për mediat.

Deklarata e tij vjen pasi Kremlini paralajmëroi se furnizimi me armë i Ukrainës, përbënte një kërcënim për sigurinë e kontinentit evropian.

Stoltenberg theksoi se Perëndimi do të vazhdojë të ushtrojë presion maksimal mbi presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës.

Të enjten pati një deklaratë të fortë nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili paralajmëroi se çdo vend që do përpiqet të ndërhyjë në Ukrainë do të përballet me një përgjigje të menjëhershme nga Moska.

Udhëheqësi rus shtoi se të gjitha vendimet se çfarë do të përfshijë kjo përgjigje ishin marrë tashmë, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

/TV Malisheva

Share.