Komuna e Prishtinës vazhdon t’i gjobisë kompanitë të cilat po hedhin dheun në hapësirat që nuk iu lejohet pa pasur leje përkatëse.

Shkak i kësaj, inspektorët e Komunës së Prishtinës, sot i kanë gjobitur dhe kanë konfiskuar targat e një kamioni.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryeinspektori i Prishtinës, Adonis Tahiri.

“Hedhja e dheut pa leje përkatëse, është e ndaluar! Gjobë dhe konfiskim i targave”, ka shkruar Tahiri./Tv Malisheva

Share.