Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë ende të humbur pasi një helikopter ushtarak kanadez u rrëzua në det midis Greqisë dhe Italisë, gjatë një stërvitjeje të NATO-s, tha të enjten Kryeministri Kanadez Justin Trudeau.

Trudeau tha se një trup u gjet dhe pesë të tjerët në aeroplan ishin të humbur.

“Ne shpresojmë të gjejmë të zhdukurit,” tha ai.

Gjenerali Jonathan Vance, zyrtari i lartë ushtarak i Kanadasë, tha që e humbën kontaktin me ekuipazhin të mërkurën në mbrëmje.

Ai konfirmoi që trupi i Abbigail Cowbrough ishte gjetur. Një vendase e Nova Scotia, ajo ishte 23 vjeç.

“Unë jam i dëshpëruar”, shkruajti babai i saj, Shane Cowbrough, në Facebook. “Nuk ka fjalë. Më bëre përgjithmonë krenar. Unë do të të dua gjithmonë, dhe do të më mungosh në çdo moment”./ Tv Malisheva

Share.