Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka udhëtuar për në Belgjikë, ku sot do ta zhvilloi ndeshjen e fundit në fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2023.

Ndeshja fillon nga ora 20:15.

Një fitore eventuale ndaj belgëve do t’i mbante gjallë shpresat e “Dardanëve” për të vazhduar tutje në fazën tjetër të kësaj gare.

Në këtë raund gjithashtu nevojitet një fitore e Greqisë ndaj Turqisë për të lënë hapur rrugën që Kosova të vazhdojë tutje./TV Malisheva

Share.