Henry Darrow, aktori i njohur për punën e tij në “The High Chaparral”, ka vdekur.

Ai ndërroi jetë në moshën 87 vjeçare.

Lajmet për vdekjen u ndanë në Facebook nga publicisti i tij, i cili konfirmoi që artisti vdiq të dielën.

“Sapo mësova se klienti im ka vdekur në moshën 87 vjeçare”, shkroi ai. “Pusho në paqe miku im”.

Publicisti, Michael B. Druxman, shtoi: “Do të na mungosh”.

Deri më tani nuk është zbuluar asnjë shkak i vdekjes.

Darrow është shfaqur në 97 episode të “The High Chaparral” nga 1967-1971”, sipas IMDb. Ai luajti Manolito Montoya në dramën ‘western’.

Ai po ashtu bëri paraqitje të shumta nëpër shou si” “One Tree Hill”, “The Bold Beautiful”, “Star Trek: Voyager” dhe “Zorro”.

Henry, emri i vërtetë i të cilit është Enrique Tomas Delgado Jr., ka lindur dhe rritur në New York. /TV Malisheva

Share.