Sanije Desku, infermierja që mjekoi mijëra gra gjatë luftës, heroina e gjallë e Kosovës është infektuar me virusin Covid-19.
Kështu ka njoftuar bashkëshorti i saj, veprimtari Cen Desku.
“Sot, sipas IKSHP të Kosovës u verifikua testi pozitiv me Covid-19 edhe për Zonjën e Shtëpisë – Sanije Desku! Lutemi për shërim të shpejtë e të plotë!”, shkruan Desku.