Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj adreson akuza të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ai thotë se Kurti me veprimet e tij po e shkatërrojnë ekonominë e vendit, madje sërish e quan kabinetin qeveritar “një shtëpi budallë”.

Haradinaj: Kurti po e shkatërron ekonominë, janë një shtëpi budallë

“Është duke shkatërruar ekonominë e vendit. Të gjitha veprimet i ka kundër logjikës ekonomike në vend, si rezultat i kësaj po zbrazë edhe atë pak rini që e kemi në vend. Është i gabuar, dëmshëm dhe kushtetueshëm, por i shkakton pasoja vendit… E gjithë logjikën i ka kundër qytetarit të vendit, është kundër, atë që e kam thënë dikur një shtëpi budallë, por budallë të qëllimshëm. Pasi nuk besoj se këto janë rastësi, pasi budallak mundet me qenë një herë, por tash po shihet se këto janë të qëllimshme”, thekson ai.

Haradinaj kritika adreson edhe për mos shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin thotë se afera e tij tregon fenomenin korruptues të Qeverisë Kurti.

Haradinaj: Rasti i Martin Berishajt tregon një fenomen

“Rasti i skandalit të ambasadorit Martin Berishaj, nuk është mirë të besohet që kjo kalon pa dëme ndërkombëtare. Ai është ambasador ende fuqi plotë i Kosovës, kryeministri se shkarkon, për të flitet në krejt mediat rajonale dhe më larg. Pastaj dhënia e certifikatës së sigurisë, i është dhënë nëntë ambasadorëve brenda 24 orëve, pastaj të gjitha ato para të tërhequra ‘cash’, pa treguar se ku janë shkuar. Këto flasin jo vetëm për një rast, por tregojnë fenomen . S’ka zyrtarë të lartë të kësaj qeverie që s’ka familjarë të punësuar diku ku ka tenderë dhe pare”, shton ai.

Në anën tjetër, ai thotë se AAK-ja dhe opozita në tërësi janë treguar më seriozë se qeveria në tema të interesit nacional.

Haradinaj: Jemi më serioz se qeveria në tema të interesit nacional

“Ne po bëjmë punën e qeverisë realisht, jemi më serioz se qeveria në këto tema të interesit nacional, duke mos shkuar nga interesi zgjedhor apo votues dhe duke vlerësuar drejtë situatën dhe temën sa serioze është që të kryhet kjo punë për Kosovën. Opozita është duke bërë punën më mençëm dhe serioz se qeveria, pasi ajo është një lojtar i papërgjegjshëm realisht”, shtoi ai.

/TV Malisheva

Share.