Shkruan Afrim Kasolli
Ashtu sikur se shumë herë tjera edhe dje opozita zgjodhi heshtjen dhe strukjen lidhur me atë që ndodhi në Bruksel.
Asnjë veprim për pranimin e Asocacionit nga qeveria. Kohë pas kohë vetëm me ndonjë përgjërim dhe lutje ndaj Kryeministrit që të mos harrojë të raportojë në Kuvend.
Mbase, vazhdojnë të jenë peng të iluzionit se në kë mënyrë do të komprometohet kryeministri dhe atëherë këtyre do t’u shtrohet rruga drejt pushtetit. Por kështu harrojnë se nuk komprometohet Albin Kurti, por opozita bëhet e panevojshme politikisht, pasi nuk është në gjendje ta mbrojë interesin shterëor.
Apo edhe kur folën më mirë të mos e kishin bërë fare. Shembull mund të merren deklarimet e Xhavit Halititi, i cili pohoi se mund të pritet që Albin Kurti të jap dorëheqjeje për të mos e zbatuar Asociacionin.
Në këtë mënyrë ata vetëm sa dëshmuan sesi e adhurojnë të parin e qeverisë.
Madje me shumë sesa ndjekësit e tij. Sepse këta të fundit tashme pushtetin e tij e shohin si trampolinë për interesa. Prandaj, edhe po heshtin. Kurse opozita në ketë mënyrë po tregojnë sesa i besojnë rrëfimit të tij. Si e ka introjektuar retorikën dhe vlerësimin e Albin Kurtit se kompromise dhe e korruptuar është opozita, prandaj ajo për të mbrojtur pushtetin dhe korrupsionin bënte lëshime në dëm të Kosovës, kurse Albin Kurti është idealisti dhe martiri i vetëm i politikës kosovare. Se ai e sakrifikon pushtetin, por jo pretimet e bëra se kurrë nuk ta jetësojë marrëveshjen për “zajdnicën”.
Mbase gatishmëria e tij dje për ta pranuar Bashkësinë e komunave nga sallonet e diplomacisë perëndimorë qe një goditje fatale për iluzionet e opozitës. Duke ju treguar se nuk e ka ndërmend të largohet nga pushteti. As ta sakrifikoje atë për hir të Asociacionit. Por ta zbatojë edhe fal heshtjes opozitare dhe besimit të saj naiv se ai nuk do ta bëjë atë e që nga ky refuzim këta të fundit të mund të rikthehen në pushtet.
/TV Malisheva