Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i ka reaguar ashpër Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, të cilit i kërkoi që më asnjëherë të mos i referohet duke ia përmendur emrin apo mbiemrin sepse ndihet i fyer kur e dëgjon prej tij.

Sipas Hotit, s’ka mbetur asnjë deputet i opozitës që s’është fyer apo sharë nga Ministri Murati.

“Nuk e di a ka mbetë naj deputet i opozitës që nuk është fy e sha prej këtij ministri. Unë e lus që në diskutimet e ardhshme, mua me mu drejtu si deputeti i opozitës, deputeti i LDK’së parafolësi. As mbiemrin, e as emrin mos ma përmend se ndjej fyerje kur del prej teje, beso. Unë po mundohem me gjet një zgjidhje, po ti nuk po lë hapësirë me të respektu as si njëri, se lërë më si ministër”, tha Hoti.

Për rritjen e çmimit të tatimit në pronë, Hoti tha se Murati e ka marrë vesh kur janë gjeneruar faturat sepse s’komunikon me asnjë prej Ministrisë.

“T’i s’kominikon me njëri të gjallë në ministri, Ti kurrë s’i ke mbledh krejt drejtorët me ditë çka po ndodh aty brenda, Ti e ke marrë vesh kur kanë fillu faturat me u gjeneru. Si mundesh me dalë në foltore me thanë e pavërteta e parë, e pavërteta e dytë”, tha Hoti.

/TV Malisheva

Share.