Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Christopher Hill ka thënë se nuk mban mend të ketë parë ndonjëherë ndarje kaq të thella në marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Washingtonit.

“ Më duhet të them dhe kërkoj ndjesë që po shprehem kështu por ky është një proces. Dhe kjo nuk do të ndodhë në një moment, por në një periudhë kohore. Por mendoj se zoti Kurti është informuar plotësisht nga ambasadori ynë në Prishtinë, nga zoti Lajçak dhe zoti Escobar, se do të duhet të bëjë disa ndryshime nëse dëshiron të llogarisë tek ne si mik dhe partner. Nuk mbaj mend të kem parë ndonjëherë ndarje kaq të thella në marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Uashingtonit”, ka thënë ai.

Hill po ashtu ka thënë të enjten se vendet perëndimore e kanë bërë të qartë se Kosova do të përballet me pasoja për shkak të zhvillimeve në veri të vendit, duke theksuar se problemet janë me kryeministrin Albin Kurti.

/TV Malisheva

Share.