Trupi gjykues në çështjen kundër Pjetër Shalës ka hedhur poshtë mocionin e mbrojtjes për rrëzimin e akuzës për vrasje të paligjshme.

Mbrojtja e Shalës kishte dorëzuar mocion për të rrëzuar pikën e katërt në aktakuzë, që është ajo për vrasje të paligjshme. Vendimi i trupit gjykues është marrë më 15 shtator.

Seancat në këtë çështje gjyqësore do të vazhdojnë më 20 shtator në Gjykatën Speciale në Hagë ku do të fillojë paraqitja e provave nga mbrojtja e të akuzuarit.

Gjykimi kundër ish-pjesëtarit të UÇK-së ka filluar në shkurt të këtij viti ndërsa ai po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

/TV Malisheva

Share.