Kaosi ishte sërish kryefjalë e Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët e opozitës hodhën sërish tymuese dhe u përplasën me gardën. Deputeti, Flamur Noka u përjashtua nga seanca.

Pas tensioneve dhe kaosit në sallën e Kuvendit, ku opozitarët protestuan kryeparlamentarja, Lindita Nikolla njoftoi mbylljen e seancës. Për shkak të situatës së krijuar zgjati vetëm 17 minuta.

Nikolla u shpreh se seanca e radhës do të njoftohet ditë tjetër.

/TV Malisheva

Share.