Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, raportohet se do ta ketë të pamundur të kthehet në kohë nga lëndimi muskulor për të luajtur në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Milanit.

Sulmuesi i bardhe-zinjve duhet të presë edhe më tutje për kthimin në fushën e lojës, pasi që pësoi lëndim muskulor gjatë stërvitjeve që rinisën pas një pauze të gjatë shkaku i coronavirusit.Pauza e gjatë ka shkaktuar shqetësime të shumta te stafet mjekësore të klubeve, pasi që lojtarët rrezikojnë të pësojnë lëndime më të shumta tani që do të duhet ta rinisin menjëherë një kampionat me kalendar shumë të ngjeshur.

Tashmë janë lënduar disa lojtarë, menjëherë pasi u kthyen në seanca stërvitore, si sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, dhe mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.Lëndimi i Higuanit nuk besohet të jetë serioz, megjithatë raportohet se ai do ta ketë të pamundur të shërohet në kohë për të luajtur në gjysmëfinale kundër ish-skuadrës së tij.Milani dhe Juventusi kishin barazuar me rezultat 1:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në San Siro, ndërsa dy skuadrat do të takohen sërish më 12 qershor për ta vendosur finalistin, pas rreth tre muajve pauzë.

E ardhmja e Higuainit me bardhe zinjtë është ende e pasigurt, mirëpo 32-vjeçari raportohet se është këshilluar nga trajneri Maurizio Sarri të përqendrohet në arritjen e synimeve për këtë sezon me Juventusit para se të vendosë për të ardhmen e vet./Tv Malisheva

Share.