Hilaria Baldwin po qëndron përkrah bashkëshortit të saj, Alec Baldwin, derisa u njoftua për intervistën e parë që do të transmetohet sonte pas të shtënave fatale në xhirimet e “Rust”, ku mbeti e vdekur kinematografja Halyna Hutchins.

ABC News njoftoi të mërkurën në mëngjes se George Stephanopoulos intervistoi Alec të martën pasdite që do të transmetohej të enjten në ABC në orën 20:00.

Më vonë të mërkurën, Hilaria, 37 vjeçe, ndau një foto të saj në Instagram duke qëndruar pranë Alec, 63 vjeç, i cili u shfaq me të njëjtin kostum nga intervista.

 

“Njëra këmbë përkrah tjetrës”, ka shkruar ajo duke shtuar një ‘emoji’ me zemër të bardhë.

Në Good Morning America të mërkurën, Stephanopoulos, 60 vjeç, parashikoi intervistën, duke e quajtur atë ‘më intensiven’ që ka bërë në karrierën e tij.

“Dua të them, siç mund ta imagjinoni ai është i shkatërruar. Por ai ishte gjithashtu shumë i sinqertë, ishte shumë i hapur, iu përgjigj çdo pyetjeje. Ai foli për Halyna Hutchins, foli edhe për takimin me familjen e saj”, tha prezantuesi. “Ai kaloi në detaje për atë që ndodhi në xhirime atë ditë. Më duhet t’ju them se u befasova gjatë asaj ore e 20 minutash që u ulëm dje”.

Intervista vjen pas aksidentit tragjik që ndodhi gjatë xhirimeve të “Rust”, ku krahas Halyna i plagosur kishte mbetur edhe regjisori Joel Souza.

Ky i fundit tanimë është në gjendje të mirë shëndetësore, kurse Hutchins nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Alec në një pjesë të intervistës theksoi se nuk ia kishte idenë që kishte plumb të vërtetë në set. /TV Malisheva

 

Share.