Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka vlerësuar se Kosova dhe Serbia në takimin në Bruksel kanë treguar se janë “shumë seriozë për të ecur përpara” dhe se çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është “më urgjente”.
Hill për agjencinë serbe të lajmeve “Beta” është shprehur i bindur se është më urgjente të zgjidhet çështja e Asociacionit dhe se ka disa arsye për këtë, njëra prej tyre është se çështja ekziston për 10 vjet, dhe së dyti, ” mendoj se nëse fillojmë me të, njerëzit (serbët e Kosovës) do të kthehen në institucione. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të qetësojmë të gjithë situatën, sepse është e nevojshme”-ka thënë mes tjerash ai./TV Malisheva