Ish-anëtarja e Këshillit të Bashkisë së qytetit Fairview në New Jersey, shqiptaro – amerikanja Violeta Berisha nga Puka është zgjedhur kryetare e bashkësisë Fairview në New Jersey.
Që nga viti 2019, Kryetari i Bashkisë së Fairview ka qenë Demokrati Vincent A. Bellucci Jr., mandati i të cilit përfundoi më 31 Dhjetor 2023, dhe ai u tërhoq për arsye moshe për ti hapur rrugën e kandidmit të tjerve.
Duke e bërë kështu Violeta Berishën, kryetaren e Bashkisë së qytetit Fairview në New Jersey., e para grua kryetare në 129 vjet prej se kur qyteti Fairview në New Jersey u shpallë Bashki.
Violeta Berisha është nga Puka(Shqipëri) dhe për shumë vite ajo është angazhuar në politikë. Ajo garoi për herë të parë në 2017 dhe fitojë vendin e Anëtares së Këshillit të Bashkisë së qytetit Fairview në New Jersey, në një qytet të banuar pak nga shqiptarët (rreth 50/60 familje shqiptare) e megjithatë mbështetja nga komuniteti për të ishte tepër e madhe.
/TV Malisheva