Esat Qarri i lindur me 26.05.1977 në Greiçec, shkollen fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen e ka vazhduar në Suharekë, ku si rrjedhojë u detyrua ta ndërpresë për shkak se familja e tij ishte përndjekur gjithmonë nga pushtuesi serbo-sllav për vlera kombëtare patriotike, ku edhe axha i Esatit, Shaqiri në moshën 18 vjeçare në mesin e mijëra djemëve është marrë peng dhe është pushkatuar në Masakren e Tivarit.
Esati rrjedhë nga një familje patriotike atdhetare shqiptare. Esati si i ri ishte i frymëzuar nga familja e tij, sepse në tërë periudhat kohore që nga lëvizjet Kombëtare të hershme, si rrjedhojë ishin familjarë të Heroit Fazli Greiqevci, dhe kjo ishte vazhdimësi, pasi edhe vëllau Xhevati bënte pjesë në Lëvizjen Kombëtare për çlirimin e Kosovës pas viteve të 90-ta, kështu që Esati e dinte shumë mirë se si ti qaset luftës për çlirim, posa filloi lufta në Kosovë dhe në Greiqevc.
Esati ishte i ri në moshë, ishte djalë sypatrembur dhe me idol të fortë, sepse bënte pjesë nga një familje Heronjesh ku me breza e gjenerata, e luftëra të ndryshme gjithmonë ishin të gatshëm edhe të flijoheshin vetëm e vetëm që atdheu të ishte i lirë.
Posa u perhap lufta frontale në Greiqevc, Esati iu bashkangjit radhëve të UÇK-së në
Greiqevc, në Brigaden 60 Kumanova njësia diverzante vëzhguese pranë Shtabit të Përgjithëshëm të UÇK-së, të udhëhequr nga Komandant Guri.
Esati si i ri që ishte djal i guximshëm dhe patriot, sepse në krah të djathtë e kishte edhe vëllaun tjetër i radhitur në UÇK, Xhevatin ku erdhi nga mërgimi për t’iu bashkangjitur UÇK-së në Greiqevc.
Esati shte ngarkuar me armë të rëndë me mitralozin (CD) e tij, sepse kjo armë ishte për vijë të parë të frontit që mos të arrinin forcat serbe të depërtonin sa herë që Esati luftonte dhe kryente aksione kur kthehej në bazë, Guri e shikonte në sy dhe i thoshte “ruaju o trim”, por Esati ia kthente “komandant gjerë sa t’jem gjallë, komandant shkiet nuk do të hyjnë, përveçse deri të vdes”.
Esati kishte marrë pjesë në luftime në Qafë të Duhles, Greiqevc, Llanisht, Topill, Qadrak e Gryk e Carralevës.
Kur luftimet po ashpërsoheshin në Fshatin Greiqevc e fshatrave përrreth, ku forcat serbe ishin terbuar nga humbjet që po iu shkaktojshin UÇK-ja në Greiqevc, në mëngjesin e hershëm të datës 22.04.1999 gjatë luftimeve të përgjakshme, afërsisht 100 metra ku me orë të tëra nuk kishte dalë nga istikami me mitralozin e tij, deri sa bie heroikisht ballë për ballë me çetnikët serbë në vendlindjen e tij ku u rrit dhe u flijua në moshë të re djaloshare.
Vëllau tjetër Xhevati, ishte në tjetrin istikam me mortajen e tij, ku edhe është 2 herë i plagosur (Grykë të Carralevës,Te Suki i Rancës nga çetnikët serb. Me rënien e Esatit, shokët e luftës kishin humbur njërin nga luftëtarët më të dalluar të Brigadës, humbëm një luftëtar shumë trim.
Me 10.05.2019 për trimëri dhe sakrificë të guximshëm, dëshmori Esat Hasan Qarri është dekoruar “Hero i Kombit” nga Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi.