Epiri përbëhej kryesisht prej fisit Ilir të quajtur Molossi. Molossët ishin një fis i fuqishëm i cili kishte marrë pjesë edhe në luftën e peloponezit. Molossët ju bashkuan mbrëtërisë Ilire, kundër dy aleancave Grëke, të ashtuquajtura aleanca Achean, dhe aleanca Aetolian.
Në këtë kohë Grekët po zhvillonin luftëra për thërrime nga perandoria e rrënuar e Aleksandrit. Herodoti, historiani më i besueshëm grek njofton se “Epiri është i banuar nga popuj jo-grekë të cilët flasin një gjuhë Barbare”. Ai shton se këta popuj në një kohë të lashtë quheshin Pellazgë (domethënë më të hershëm se toka).
Këta pellazgë njofton Herodoti si edhe Thucididi, janë ata të cilët shpikën panteonin e perendive, të cilin grekët e adoptuan më vonë. Është e qartë se Zeusi Afërdita, Ethina, Thetis Ari etj nuk mund të jenë perëndi greke pasi këto fjalë nuk kanë asnjë kuptim në greqisht, por në një gjuhë tjetër, gjuhën shqipe. Në një kohë të lashtë pellazgët kanë banuar në Athinë si edhe në gjithë territorin e Greqisë përvec ishujve.
Ata gjithashtu kanë ndërtuar murin përreth Akropolis në Athinë sepse pellazgët njiheshin si muratorë të shkëlqyer, nën pagen e qeverisë athinase, e cila më vonë refuzoi pagesë dhe i ndoqi Pellazgët nga territori i saj. Sic dihet në mitologjinë shqiptare, gojëdhana të tilla si ajo e Rozafës, dhe Argjiros tregojnë se ndërtimet e kështjellave si dhe flijimet përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të kulturës shqiptare.
Ky fakt përforcon prejardhjen e shqipëtarëve nga pellazgët të cilët ishin një nga popujt më të hershëm Arjan në Ballkan. Pellazgët kanë qenë një fis ose grup fisësh Ilire, të cilët përmenden nga Homeri së bashku me fise të tjera Ilire si Dardanët, Taulantët, Enkelejdët etj, të cilët luftuan kundër Akejve në luftën e Trojes si aleatë të mbretit Priamit dhe Hektorit në mbrojtje të Trojës.Grekët krijuan koloni në territoret e mbretërive Ilire dhe Epirote sidomos në ishullin e Kelqyres si edhe në Apollini dhe Dyrrachium (Durrës).
Këto Koloni u formuan vecanërisht për arsye tregtie. Ilirët nuk kundërshtuan krijimin e këtyre kolonive për dy arsye; Së pari sepse i jepte atyre mundësinë të tregëtonin me vende të ndryshme sidomos për blerje parzmorësh shpatash etj, të cilat prodhoheshin në Greqi vecanërisht për shije Ilire të dekoruara me figura gjeometrike, të cilat ishin të modës në Iliri, dhë se dyti sepse ilirët nuk e kishin traditë tregtinë si zanat të trashëguar, por preferonin luftë dhe plackitje, pasi Ilirët kanë pasur një traditë luftarake.
Kur Mbreti Pirro (Pyrrhus) lindi në familjen mbretërore Epirotase ai u urzupua nga një feud familjar i cili e përndoqi Pirron nga mbretëria EpirotasE. Pirroja u detyrua të gjente mbrojtje në mbretërinë mike të Taulantëve të cilët në atë kohë zotëronin territoret e Shqipërisë qendrore përreth Durrësit. Mbasi arriti një moshë të pjekur, Pirroja i mbështetur nga një forcë Taulante pushtoi Epirin dhe përndoqi urzupuesit e tij. Më pas Pirro vijoi të përforconte pushtetin më lidhje martese.
Ai u martua më Brikenën. Brikena, ishtë e bija e mbretit të fuqishëm Dardan Bardhyli. Gjithashtu Pirro përforcoi aleancën e tij me fisin e Taulantëve. Mbas këtyre veprimeve, Pirro aneksoi territoret Ilire në veri deri në Shkodër (Scodra), si edhe në lindje duke përvetësuar territore në Maqedoni dhe jug duke pushtuar Greqinë Veriore.
Vëmendja e Pirros më vonë u kthye nga perëndimi, dhe vecanërisht nga republika e re e Romës, e cila sapo kishte filluar të zgjerohej. Pirroja kaperceu detin dhe luftoi dy beteja të rrepta me Romakët të cilat i fitoi por me humbje të mëdha. Fatkeqësisht duke marshuar në një qytet të pushtuar një grua hodhi një vazo lulesh nga një vend i lartë, e cila e goditi Pirron në kokë dhë e la të vdekur. vdekja e Pirros ishte një fatkeqësi e paimagjinueshme për botën Ilire. Ai u varros me madhështi si një hero i Epirit dhe si një Aleksandër i dytë. Menjëherë pas vdekjes së tij Perandoria epirotase u shëmb.
Shumë Grekë, përpiqën ta helenizojnë figurën e Pirros, por kjo gënjeshtër është e kotë sepse ai kurrë nuk ju bashkua cështjes greke, por gjithmonë luftoi kundër tyre duke pushtuar Greqinë. Mbas vdekjes së Pirros, Një forcë e re u shfaq në veri të Epirit, kësaj radhe ishte mbreti Ilir Agron i cili ngriti flamurin mbi kryeqytetin e mbretërisë së vet Shkodrës. Agroni e deklaroi mbretërinë e vet dhe shfaqi dëshirën për të vazhduar rrugën e Pirros. Mbasi përforcoi lidhjen me Dardanët, Agroni e ktheu vëmendjen drejt jugut.
Ai aneksoi territoret e Molossëve të cilët i kërkuan ndihmë Agronit kundrejt aleancave Greke të cilat u përpoqën të përfitonin nga vdekja e Pirros për të pushtuar territor ne Epir. Agroni dërgoi flotën e vet e cila zmbrapsi dhe shkatërroi forcat greke. Suksesi i arritur në Epir i dha Agronit zemër për të zhvilluar pushtimet në Greqi. Mbas disa fitoresh të shpejta të Flotës, Agroni dërgoi ushtrinë tokësore nën komandën e Skërdilaidit e cila mposhti keqazi forcën më të madhë Greke të dërguar kundrejt tyre.
Mbas kësaj fitore grekët filluan ti trembeshin jo vetëm humbjes së kolonive të tyre si ato të Apollonisë dhe Durrësit të cilat ishin tashmë në duart e Ilirëve, por gjithashtu humbjen përfundimtare të Greqisë. Ata dërguan një sëri ankesash drejtuar senatit Romak, duke u ankuar së Ilirët po kërcënonin tregtinë Greko-Romake, mirëpo Romakët nuk shfaqen interes për fatin e Greqisë pasi ishin të zënë me luftrat e tyre kundër Kartagjenës.
Ndërkohë lajmi i fitores së madhe arriti Agronin i cili u gëzua aq shumë sa shtroi një banket të madh në të cilin piu aq shumë verë sa mbas tri ditësh vdiq, vdekja e mbretit Agron ishte humbja e dytë e njëmbasnjëshmë mbas vdekjes së Pirros e cila edhe njëherë paralizoi fuqizimin e rrufeshëm të Ilirëve.
Por kjo humbje ishte më e madhe se sa ajo e Pirros pasi Agroni nuk kishte asnjë mashkull i cili mund të merrte frenat e mbretërisë. Pushteti i kaloi automatikisht gruas së tij, mbretëreshës Teuta. Fitoret e njëmbasnjëshme të ushtrisë Ilire vazhduan në Greqi nën Mbretëreshën Teuta e emërtuar mbretëresha e detrave.
Flota Ilire paralizoi cdo lëvizje të cdo force që përpiqej të kalonte adriatikun, tregtia greko-romake filloi të paralizohej. Në këto rrethana Romakët, të cilët ishin duke përfunduar kapitullimin e Kartagjenës ndjenë një detyrim të dërgonin një delegacion tek Mbretëresha Ilirë për ti kërkuar asaj të ndalontë piraterinë Ilire ndaj anijeve Romake. Dy konsuj u dërguan në Shkodër me detyrën që të transferonin këtë mesazh. Por Teuta u tregua një diplomate e pa-zote për të shmangur një konflikt me Romën e cila ishte gjithashtu një forcë në rritje duke u fuqizuar cdo ditë e më tëpër.
Qendrimi i matur i mbretërive të mëparshëm Ilire të cilët preferuan një Aleance me Romën, nuk u mor parasysh nga Teuta, e cila ishte e fryrë nga fitoret e njepasnjëshme, fitore të cilat ishin merita e mbrëtit të vdekur Agron. Por Agroni nuk mund të ngrihej nga varri për të kërkuar llogari. Konsujt Romakë kërkuan prej Teutës vetëm që ajo të ndalonte piratërinë Ilire ndaj anijeve Romakë.
Kjo në cdo rrethanë ishtë një kërkesë e arsyeshme. Teuta pa fshehuar ironinë u përgjigj se ajo do të bente cmos të ndalonte flotën perandorake që të plackiste anijet romake, por ajo nuk kishte mundësi që ti jepte fund traditës pirate të Ilirëve. Kjo përgjigjie shkaktoi një nervozizëm nga ana e romakëve të cilët premtuan se Mbrëtët Ilirë do të mësonin që të përmirësonin maredhenit më shtetasit të tyre. Mbas kësaj përgjigjie Teuta dhe obortarët e saj fyen dhe nxorrën jashtë konsujt Romakë.
Ky gabim fatal diplomatik i Teutës u përforcua nga dërgimi i saj i dy anijeve të cilat interceptuan anijet e konsujve Romakë duke i mbytur ato dhe duke vrarë të gjithë romakët. Mbas këtij veprimi Senati Romak unanimisht deklaroi luftë kundrejt Perandorisë Ilire. Megjithëqë deri këtu sjellja e Teutës mund të admirohej disi duke u cilësuar si një shprehje krenarie, sjellja e saj e mëpasmë nuk mund të vlerësohet në asnjë pikëpamje.
Mbasi Roma dërgoi flotën e saj drejt e në Durrës, Teuta nuk morri asnjë masë për tu pregatitur dhe për të përballuar sulmin Romak. Përkundrazi, sapo mësoi për ardhjen e Romakëve, ajo menjëherë braktisi Shkodrën dhe u fsheh në mbrëtërinë fqinje Dardane së bashku me motrën e saj Triteuta. Romakët arritën një fitore të lehtë.
Natyrisht kur ushtria mësoi për arratisjen e Teutës, ata u diskrajuan dhe u shpërndanë duke i lënë legjioneve romake një portë të hapur për pushtimin e Ilirisë. Romakët nuk depërtuan në Iliri, por vetëm morën nën kontroll portët e Durrësit dhe Apollonisë. Mirëpo bisha romake tashmë kishte marrë erë fitimit që mund ti sillte pushtimi i Ilirisë vecanërisht kur ky pushtim doli kaq i thjeshtë. Më vonë Romakët do të ktheheshin në Iliri kësaj rradhë për ta pushtuar krejt mbretërinë ilire.
Nën komandën e një mbreti renegat Maqedonas të quajtur Dhimitër Ilirët do ti kundërviheshin Romës përsëri, kësaj rradhe të përgatitur.
Por mediokriteti i këtij komandanti nuk mund të krahasohej me mbretët fatkeqë Ilirë Agron dhë Pirro. Mbas një lufte të gjatë romakët pushtuan Mbretërinë Ilire duke marrë Shkodrën. Por ata u gabuan rendë kur menduan se Ilirët do të pushtoheshin kollaj, Qendresa do të vazhdonte deri në shekullin e IX Pas Erës së RE. Nën komandën e rebelit Bato, Peonët, fisi më luftarak ilir i cili banonte në territorin e sotshëm të Malit të Zi, do ta conin Romën në buzë të shkatërrimit.
/TV Malisheva