Kullat (mini kështjellat) e kanë zanafillën që në fundin e shekullit të XIV, në kohën e Principatave Arbnore dhe sidomos kur shfaqet rreziku i kërcënimit turk (shek XV)
-Po ku janë të pranishme këto kulla gjatë sundimit Osman?
1-Zona Veri-Perendimore: Janë Zonat e Malcisë (sot Mal të Zi), në Bjeshkët e Rugovës, në rrethinat e Pejës, Decan, bëjnë pjesë kullat në Vermosh, Selcë, Grudë e Tuz, Plavë e Guci, Rugovë, Hot e Shkrel, Bajze e etj.
2-Kullat e Dukagjinit:
Përfshijnë të pranishme në të dy anët e Drinit të Bardhë,Malsinë e Gjakovës (Krasnice, Nikaj Mertur, Gash e Bytyc, në Has), në Rrethinat e Gjakovës në Dukagjin, Zadrimë, Mirditën Perendimore, Lumë, Rethinat e Prizrenit etj.
3-Kullat zonës së Arbërit (Mirditës Lindore- Matit përfshijnë) :
Kullat në zonat e Lurës , të Selitë, Perlatit, Kthellës e Bushkashit e Bazit (Rraza), të Macukullit, Gurrës, Xibrrit e Klosit, të Bulqizës, Dibrës, Kurbinit, Malësisë Tiranës, Martaneshit, Shëngjergj, Shupal e Shëmri,Prezës, Ndrocit etj.
4-Kullat e Çermenikës, të Gorës, Shpatit, Elbasanit, Dumresë.
5-Kullat e Labërisë, përfshijnë:
E Luginës së Vjosës, Gusmar-Golem-Lunxheri, Kardhiq, Lekdush e Kuq, Borsh, Kamenice (afër Delvinës), Himarë, Vurg, Markat e Konispol, Filat etj.
6- Në Kullat në zonën jo labe të Toskërisë bëjnë pjesë:
Devoll, Kolonjë, Opar, Tomorricë, Skrapar, Përmet- Këlcyrë.

-Siç dihet pas humbjes së Gjeneralit Turk Xhavit Pasha ( viti 1909), sipas informacioneve që kemi nga dokumente arkivore, solli djegjen e shkatërrimin e shumë shtëpive e kullave në Has, Bytyq, në Lumë (Bicaj, Nangë. Mamz, Bardhos e Zhur> akoma më shkatërrimtar qe sulmi I Shefqet Turgut Pasha e vitit 1910, I cili në shenjë hakmarrje për disfatat e v. 1909 vendosi nje shtetrrethim duke masakruar popullsinë e Rrafshit të Dukagjinit, të Malsisë Gjakovës, të Lumës e të Dibrës. Bashkë me masakrat dogji e shkatërroi me top kullat e këtyre anëve.


Në vitin 1913 pothuajse e gjithë popullsia e Malësisë Gjakovës u shpërngul nga reprezaljet serbe duke u vendosur në Shkodër. Ndërsa Kullat u shkatërruan tërësisht. Kthimi i popullsisë u bë pas ndërhyrjes së austriakëve qe zëvendësuan prezencën ushtarake serbe në këto anë. Po kështu ndodhi edhe në Lumë e Dibër.

-Shkatërrimi i kullave në Kosovë gjatë vitit 1999
Barbarija serbe nuk ka fund në trojet Dardane të Kosovës. Ndërsa ndryshe nga herë të tjera në v. 1999, ushtria serbe bashke me gjenocidin dhe spastrimin etnik te popullsisë etnike shqiptare, e pati prioritet e objektiv edhe djegjen dhe shkatërrimin e kullave si pjesë të trashigimisë e të krenarisë kombëtare të shqiptarëve. Natyrisht me tepër prezente këto kulla ishin në Rrafshin e Dukagjinit.
Shkatërrim kullash në Mirditë.
Pas Luftës së Dytë me vendosjen e dhunshme të Diktaturës Komuniste në Mirditë, pati dhe djegie e shkatërrime të kullave e objekteve të tjera të kultit. Kështu u dogjën e u hodhën në erë Kullat (sarajet e Derës Princore të Mirditës në Orosh), por dhe e Abacisë dhe e Konviktit të Oroshit.
-Ishte një konfrontim i pashmangshëm mes Mirditës Arbnore dhe një pushteti Politik që mbronte interesat Pansllave dhe të sejmenëve të tyre shqipfolës.
Më vonë në vitet 2005-2006, si për ironi të faktit se mirditasit njihen në histori si vatër e qëndresës antiosmane, pikërisht gjatë ndërtimit të “Rrugës së Kombit” nga Becktel &Enka (Kompani Turke), njëherësh shemben plot 14 kulla vetëm në fshatin Mashtërkor të Oroshit.
Mos vallë ky zbatim projekti qe tendencioz nga barbarët e rinj turq? Dihet vetëm se varanti më i thjeshtë ishte jo ai variant që i goditi ato kulla 3-4 katëshe, një ansambël ndërtimor unik në të gjithë Shqipërinë. Ndërsa një kullë tjetër u shkatërrua krejt pa arsye pasi ishte në majën e një kepi në anën tjetër të lumit Fan, në Barrgjanë.
Është për të ardhur keq se qeveritë e Shqipërisë nuk e kanë aspak preokupacion ruajtjen e kësaj trashëgimie shumë themelore të Shqiptarëve. Mjafton t’ju përmend faktin se as Kullën e “Homerit Shqiptar” poetit At’ Gjergj Fishta nuk restaurohet e ruhet prej qeverisë shqiptare.
Kam dyshim se derisa të shuhen vlerat tona të trashëgimisë tonë dhe Shqipëria të varfërohet tërësisht , degradimi e shkatërrimi barbar i saj nuk ndalet

Fotografia e Malsia e Gjakoves - Tropoja

Fotografia e Malsia e Gjakoves - Tropoja

Share.