Atleti Enis Bytyçi ka fituar vendin e parë në Kampionatin Ballkanik U18, që u mbajt këtë të dielë, në Tivar të Malit të Zi, raporton TV Malisheva.

Bytyçi fitoi vendin e parë në disiplinën 400m.

Atletët tanë që e përfaqësuan Kosovën në Kampionatin Ballkanik ishin: Olti Bytyqi në disiplinën 800 metra, Ezan Kryeziu në disiplinën 800 metra, Enis Bytyçi (400 metra), Emine Januzi (100 metra), Delvinë Hajdari (100 metra), Albian Kuqi (hedhja e gjyles), Amel Abazoviq (hedhja e diskut) dhe Ibush Ademi (kërcim së gjati).

Ekipi i Kosovës ishte në përbërje të kryetarit Halil Sylejmani, udhëheqësi i ekipit, Adrian Mazreku, trajnerët: Kadri Shala dhe Faik Baliq.

 

Momenti kur Bytyçi përfundon i pari në vijën e finishit:

 

 

 

 

Share.