Një 26 vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi ka hedhur gazë lotsjellës gjatë Festës së Birrës. Në vendngjarje u sekuestrua një kapsollë e paplasur.

Sipas policisë së Shqipërisë, mbrëmë gjatë Festës së Birrës, 21-vjeçari Redon Leka, ka hedhur kapsolla lakrimogjene, me qëllim cënimin e rendit dhe sigurisë publike në aktivitet, por menjëherë u kap nga shërbimet e policisë duke bërë që ky veprim të mos cënonte mbarëvajtjen e aktivitetit i cili u mbyll sipas programit.

“Gjithashtu nuk influencoi as në pjesëmarrjen e publikut. Gjatë shoqërimit të shtetasit R.L, për në ambientet e Komisariatit, shtetasi tjetër F. K., ka kundërshtuar forcat e policisë, me qëllim pengimin e tyre në kryerjen e detyrës. Në vendngjarje u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kapsollë detonatore e paplasur. Nga ana e Policisë po punohet për dokumentimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje”< thuhet në njoftim./TV Malisheva

Share.