Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton TV Malisheva.
DASHI (21.03. – 20.04)
Puna: Në fillim kësaj jave, do të mendoni për punën. Ju keni ide të mira për biznes dhe ofroni zgjidhje të dobishme, megjithatë, disa nga bashkëpunëtorët nuk dëshirojnë t’u përmbahen plotësisht kërkesave tuaja. Ju jeni shumë temperament dhe nuk mund të heshtni për gjithçka që mendoni. Jini shumë të kujdesshëm kur komunikoni me bashkëpunëtorët, përndryshe mund të keni shqetësime.
Shëndeti: Do t’i ndieni pasojat e ekzagjerimit në festime dhe punë gjatë kësaj periudhe.
Dashuria: Ju besoni se mund të bindni një Gaforre ose një Luan se duhet të pranojnë ofertën tuaj që ka të bëjë me një udhëtim të përbashkët. Kushtojini më shumë kohë dhe butësi personit tuaj të dashur.
DEMI (21.04. – 21.05)
Puna: Po i kushtoni shumë energji biznesit që jeni duke bërë, por jeni të pakënaqur sepse shpërbleheni në mënyrë joadekuate. Dikush kundërshton rolin tuaj dhe nuk dëshiron t’ju dëgjojë. Dikush do t’ju ofrojë një pozicion të ri, por puna do të nënkuptojë shumë obligime por shumë pak të drejta – prandaj mendoni mirë para se të merrni një vendim përfundimtar. Mos insistoni të punoni me njerëz për të cilët nuk jeni të sigurt se kanë qëllime të mira.
Shëndeti: Sa më pak nervozizëm, aq më shumë gjumë dhe shumica e problemeve do të zhduken.
Dashuria: Drejtohuni një personi të dashur për ngushëllim dhe mirëkuptim emocional që ju mungon. Ju harroni që ekziston gjithmonë dikush që ka një ide të mirë dhe kujdeset sinqerisht për gjendjen tuaj shpirtërore.
BINJAKËT (22.05. – 21. 06)
Puna: Ju jeni të interesuar t’i tregoni aftësitë tuaja profesionale, por nuk e keni një pasqyrë të mirë të ngjarjeve aktuale në skenën e biznesit. Gjatë kësaj jave, ju do të merrni lajme të favorshme në lidhje me paratë, pra një rritje të papritur të të ardhurave. Sidoqoftë, kini kujdes se në çfarë shpenzoni paratë tuaja.
Shëndeti: Relaksohuni, merrni sa më shumë vitamina dhe shëndeti juaj do të jetë i shkëlqyeshëm.
Dashuria: Ndoshta do të ftoheni nga një person që ju është shumë i simpatik, por nuk do të jeni të interesuar as për t’u shoqëruar. Ju do të jeni më të zënë me dikë me të cilin keni qenë në një lidhje emocionale, megjithatë, mendoni me kujdes për këtë mundësi. Kjo nuk është koha më e mirë për të marrë vendime të mëdha.
GAFORRJA (22.06.-22.07)
Puna: Për sukses në biznes, gjëja më e rëndësishme është të përqendroheni në qëllime të përbashkëta, por edhe të mos shkaktoni konflikt me bashkëpunëtorët. Gjatë kësaj periudhe, për shkak të marrëdhënies së tensionuar me personin që e doni, do të jeni mjaft në humor të keq. Ju jeni shumë të ndjeshëm, sepse transiti i Venerës përmes shenjës së Bricjapit nuk ju përshtatet. Mos shpenzoni para për blerje të panevojshme, veçanërisht nëse nuk jeni të sigurt për shijen e personit që dëshironi ta surprizoni.
Shëndeti: Ju jeni në një formë të shkëlqyer psikofizike.
Dashuria: Po kaloni mirë me partnerin tuaj, ai i pranon shumicën e ideve tuaja me shumë entuziazëm. Tregoni më shumë mirëkuptim për miqtë ose të afërmit që përpiqen t’ju bëjnë ndonjë shërbim.
LUANI (23.07.-22.08)
Puna: Bëhuni mjaft të kujdesshëm në mendime dhe të guximshëm për të zgjidhur siç duhet disa dilema në vendin e punës. Këto ditë, mund të prisni lajme të mira për biznesin që së shpejti do të filloni të punoni me të huaj. Ju nuk keni besim të mjaftueshëm në ndonjë Dem, Akrep, Ujor ose Bricjap, ata ju kanë premtuar diçka, por nuk do ta mbajnë atë.
Shëndeti: Mundohuni të merrni më pak toksina dhe konsumoni më shumë fruta dhe perime të freskëta.
Dashuria: Herë pas here jeni të mërzitur për ngjarje të reja emocionale. Ju duket se partneri nuk po i përmbush pritjet tuaja. Sidoqoftë, përpiquni të mos i injoroni dëshirat e partnerit tuaj të dashur gjatë kësaj periudhe.
VIRGJËRESHA (23.08.-22.09)
Puna: Ndonjëherë qëllimet tuaja afariste ndryshojnë nga interesat e kompanisë për të cilën punoni. Është e vështirë të përcaktohen rregullat e sjelljes ose kush kalon si fitues në një dialog biznesi. Pozicioni i Merkurit, sundimtar i shenjës suaj, ndikon negativisht në përqendrimin dhe humorin tuaj. Ju duhet t’i vërtetoni dikujt diçka, por nuk do të ketë efekt pozitiv në marrëdhëniet me familjarët tuaj, të cilët ju kritikojnë. Bëhuni më fleksibël dhe shmangni diskutimin për diçka që nuk ju intereson juve personalisht.
Shëndeti: Pushoni më shumë.
Dashuria: Nuk ka asnjë arsye për të qenë kaq euforik para partnerit tuaj, sepse kjo vetëm nxit dyshim në planet e përbashkëta që keni.
PESHORJA (23.09.-22.10)
Puna: Përpiquni të distancoheni nga çdo gjë që prish ekuilibrin dhe përqendrimin tuaj psikofizik. Ndonjëherë i shikoni gjërat nga një perspektivë tepër rozë, e cila sjell një keqkuptim të ri në vlerësimin e situatës. Mos u grindni me Akrepin, Bricjapin ose Gaforren. Në mes të kësaj periudhe, do të ketë një takim të papritur me një person që nuk e keni parë për një kohë të gjatë. Bëhuni më të kujdesshëm në zgjedhjen e bashkëpunëtorëve.
Shëndeti: Kushtojini vëmendje organeve urologjike dhe gjinekologjike, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Venera në Bricjap ndoshta do t’ju ndihmojë ta ripërtërini marrëdhënien tuaj emocionale me një Shigjetar, Gaforre ose me një person me të cilin ishit dikur në lidhje.
AKREPI (23.10.-22.11)
Puna: Mos u ankoni për një mundësi biznesi të humbur në fund të vitit të kaluar. Së shpejti do të tregohet se kjo në fakt është një nxitje e mirë për planet e ardhshme financiare. Ju merrni përgjegjësi personale vetëm për punën që mbani nën kontroll. Është periudhë e vështirë për Akrepat, të cilët nuk kanë rregulluar gjithçka që duhej, sa u përket parave dhe statusit të biznesit. Situata financiare është e paqëndrueshme, sepse keni shpenzime të mëdha.
Shëndeti: Përmirësoni imunitetin dhe kondicionin fizik.
Dashuria: Kjo nuk është e vetmja gjë që do t’ju ndodhë, nëse keni një partner, do të jeni në gjendje të ndihmoni veten. Dikush nuk po ju lejon të ndryshoni planet tuaja të përbashkëta.
SHIGJETARI (23.11.-21.12)
Puna: Kontaktet afariste që do të vendosni në fund të kësaj periudhe do të përmbushin pritjet tuaja dhe do të përmirësojnë pozicionin tuaj. Suksesi i ri i afarist do të ketë një ndikim pozitiv në jetën tuaj private. Venera te Bricjapi mund të nënkuptojë shqetësim për paratë, por nuk do ta lini që t’ju prishë humorin. Përfaqësuesit e kësaj shenje gjenden në njëfarë kthese, kur është fjala për statusin në punë.
Shëndeti: Po ndiheni mirë.
Dashuria: Në jetën dashurore, është e rëndësishme të kënaqeni me frymëzimin emocional, por edhe të përmbushni pritjet e dikujt. Shijoni lumturinë e përbashkët që ndieni bashkë me personin e dashur.
BRICJAPI (22.12.-20.01)
Puna: Nuk ka nevojë të bëni premtime zyrtare, veçanërisht nëse dikush ju bind me këmbëngulje që të tejkaloni autorizimet afariste. Kushtojini vëmendje të veçantë informacioneve të reja dhe asaj që nënshkruani, sepse jeni mjaft të lodhur për shkak të shumë obligimeve. Gjatë kësaj periudhe, ju do të merrni papritur oferta të reja afariste ose do të flisni me një epror. Ju reagoni shumë ndjeshëm ndaj fyerjeve të shenjave të zjarrta, sipas të cilave jeni gjithmonë i ndershëm.
Shëndeti: Gjëja më e rëndësishme është të pushoni sa më shumë.
Dashuria: Në kuptimin emocional, është më mirë të mbani atë që keni sesa të shikoni prapa te një person që po vepron në mënyrë shumë provokuese.
UJORI (21.01.-19.02)
Puna: Mosmarrëveshjet me bashkëpunëtorët reduktohen kryesisht në vlerësimin e përparësive afariste. Gjithkush dëshiron të marrë pozicionin sa më të mirë, i cili garanton suksesin e biznesit ose prestigjin në nivel shoqëror. Nga fundi i periudhës, do të ftoheni nga një person që nuk e keni parë për një kohë të gjatë dhe ai do t’ju intrigojë me një propozim për një projekt të përbashkët biznesi. Shenja e theksuar e Akrepit vazhdon të ndikojë negativisht në bashkëpunimin me shenjën e ujit. Shoqërimi me shenja zjarri, Dashi dhe Luani, mund të sjellin lajme interesante.
Shëndeti: Probleme të vogla me presionin e gjakut dhe me sytë.
Dashuria: Ju po kërkoni shumë nga personi i dashur, kështu që në fund mund të mos merrni atë që meritoni.
PESHQIT (20.02.-20.03)
Puna: Analizoni me kujdes tregimin e dikujt, pasi disa ide afariste do të jenë më të qarta për ju. Kushtojini vëmendje të veçantë informacionit të ri që do të merrni gjatë kësaj periudhe. Shumica e pjesëtarëve të kësaj shenje do të mbingarkohen me punë, kjo është arsyeja pse ata nuk do të jenë në gjendje të përfundojnë të gjitha obligimet e tyre në kohë.
Shëndeti: Problemet e stomakut të shoqëruara me imunitet të dobët.
Dashuria: Keni nevojë të krijoni kushte më të mira për marrëdhënien me partnerin tuaj. Atmosfera në shtëpi mund të jetë më e mirë, nëse do të ishit më pak kokëfortë. /TV Malisheva