Dy raketa goditën një stacion hekurudhor në Ukrainën lindore, ndërsa një evakuim ishte duke u zhvilluar. Mediat theksojnë se ka shumë të vdekur. Sipas raportimeve të para, raketat janë lëshuar nga ushtria ruse.

“Dy raketa ruse goditën stacionin hekurudhor Krematorsk. Ka më shumë se 30 viktima,” tha Hekurudhat e Ukrainës. Reuters deklaron se nuk ka mundur të konfirmojë informacionin deri më tani, dhe Rusia nuk ka komentuar mbi raportet për sulmin dhe numrin e viktimave.

Guvernatori ukrainas i Donetskut Pavel Kirilenko tha se mijëra civilë ishin në stacion, duke u përpjekur të evakuoheshin nga vendi i shkatërruar nga lufta.

Tre trena që transportonin civilë të evakuuar u bllokuan në atë rajon të Ukrainës pas një sulmi ajror në hekurudhë, shtoi Hekurudhat e Ukrainës.

Presidenti i hekurudhave të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin, shkroi në Telegram se stacioni hekurudhor në qytetin Kramatorsk në Donetsk është prekur. Këshilli i Qytetit të Kramatorsk paralajmëroi njerëzit të qëndrojnë në strehimore.

Zyrtarët ukrainas pohojnë gjithashtu se forcat ruse janë duke u rigrupuar për një ofensivë të re dhe se Moska planifikon të pushtojë sa më shumë territor që të jetë e mundur në rajonin e Donbasit, i cili kufizohet me Rusinë.

Autoritetet lokale në disa zona u kanë bërë thirrje civilëve që të largohen nga zonat e luftimit ndërsa evakuimi është i mundur dhe relativisht i sigurt.

/TV Malisheva

Share.