Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka vizituar Bashkësinë Islame ku dhe është takuar me myftiun Naim Tërnava.

Hoti ka falënderuar Bashkësinë Islame për bashkëpunimin dhe për mesazhet e dhëna gjatë mesazhit të myftiut Tërnava.

Kryeministri më tutje ka theksuar se duhet të ndihmohet stafi shëndetësor sepse janë në limitet e tyre.

“Sot jemi këtu për ta falënderuar BIK -un për mesazhet e qarta.

Është tepër me rëndësi ky bashkëpunim sepse vetëm duke bashkëpunuar ne mund të kemi sukses.

Ne duhet ti ndihmojmë stafin shëndetësor për të mos i ngarkuar sepse jemi në limitet e kapaciteteve dhe vetëm duke bashkëpunuar e respektuar masat mund ta tejkalojmë

”Hoti ka bërë thirrje që nesër besimtarët myslimanë të falen në shtëpitë e tyre.

“Nesër ne do ti bëjmë lutjet tona dhe të falemi në shtëpitë tona dhe sa më shpejtë e ta tejkalojmë këtë situat”, ka shtuar kryeministri Hoti.

Kryetari i BIK-ut , Naim Tërnava ka falënderuar Hotin dhe Zemajn për vizitën.

Tërnava edhe një herë ka bërë thirrje që të mos vizitohen të afërmit ditën e nesërme.

Sot pata nderin që të presë kryeministrin dhe ministrin e shëndetësisë dhe krahas urimeve për festën e Kurban Bajramit biseduam edhe për gjendjen aktuale që po mbretëron në Kosovë dhe u informuam edhe për gjendjen aktuale dhe diskutuam mundësinë e bashkëpunimit dhe për të bërë një thirrje që të respektohen masat e dala.

Një bashkëpunim dhe respektim do të ulë numrin e të infektuarve dhe kërkojë nga të gjithë që të respektohen këto masa dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të largojnë përshëndetjet me dorë”/Tv Malisheva

Share.