Kandidati për kryetar të Malishevës, nga radhët e LDK-së, Bajrush Hoti, ditën e djeshme së bashku me bashkëpunëtorët e tij ka vizituar fshatrat Carrallukë, Tërpezë e Ulët dhe Shkarashnik.

Hoti në këto fshatra përveç që ka shpalosur programin e tij, ka kërkuar gjithashtu nga banorët që t’i votojnë kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kuvendin Komunal.

Ja shkrimi LDK-së në Malishevë:

Në vazhdën e takimeve kandidati për Kryetar të Komunës z.Bajrush Hoti takoi edhe banorët e fshatrave Carrallukë, Tërpezë e Ulët dhe Shkarashnik.

Këta banorë i shprehën shqetësimet e tyre për problemet që ata i kanë nëpër fshatra, ku edhe në këto fshatra janë lënë pa kujdes nga qeverisjet e deritashme.

Kryetari në ardhje Bajrush Hoti shpalosi programin qeverisës të LDK-së, si dhe i siguroi që me qeverisjen tonë do t’iu evitojmë dhe t’i zgjidhim këto probleme dhe do t’u krijohen kushte më të mira për jetesë, duke e përmirësuar infrastrukturën e problemet tjera, po ashtu kërkoj që të votojnë edhe për dy kandidatët e këtyre fshatrave për asamble komunale Edison Hoti dhe Blerim Krasniqi.

MALISHEVA PËR TË GJITHË

160 LDK BAJRUSH HOTI

24 Edison Hoti

26 Blerim Krasniqi /TV Malisheva

Share.