Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunë së Malishevës, Bajrush Hoti, ka vizituar fshatin Ngucat, shkruan TV Malisheva.
Hoti së bashku me bashkëpunëtorët e tij dhe kandidatin për asamble komunale Fitim Shala kanë diskutuar me banorët e fshatit Ngucat për problemet me të cilat po ballafaqohen këta të fundit.
Ai thotë se programi i tij qeverisës për katër vitet e ardhshme përfshinë kompletimin e infrastrukturës dhe zgjidhjen e problemeve tjera.
Ja shkrimi i tij:
Kandidati për Kryetar të Komunës z.Bajrush Hoti bashkë me bartësin e listës Labinot Gashi takuan banorët e fshatit Ngucat.
Banorët paraqitën problemet e shumta të këtij fshati, e që me theks të veçantë që janë lënë pasdore nga qeverisja e deritanishme komunale. Shumë projekte në këtë fshat banorët i kanë kryer me vetiniciativë dhe vetëfinancim.
Programi qeverisës për katër vitet e ardhshme i Kryetarit në ardhje Bajrush Hoti përfshin kompletimin e infrastrukturës dhe zgjidhjen e problemeve tjera.
U prezantua edhe kandidati për asamble komunale Fitim Shala nga ky fshat, i cili kërkoj mbështetjen për kandidatin për Kryetar Bajrush Hoti, si dhe që ai t’i përfaqëson në asamblenë komunale banorët e Ngucatit.
MALISHEVA PËR TË GJITHË
160 LDK BAJRUSH HOTI
9 Fitim Shala /TV Malisheva