Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bajrush Hoti, ka thënë se qeverisja aktuale në këtë komunë, Nisma Socialdemokrate, nuk ka punuar për 8 vite, ndërsa sipas tij, tani në  përfundim të mandatit të tyre kanë filluar të ndërtojnë disa trotuare, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se edhe pse kaluan këto vite pas lufte, problemet janë të njejtat.

“Ne shkuam 20 vite pas lufte dhe tash jemi në problemet e njejta si 20 vjet më parë, dhe këtu pa filluar nuk rregullohen, nuk i kanë fillu dhe kanë mbet kështu, tash janë qu bëjnë infrastrukturë nëpër qytet të Malishevës, i kanë ba disa trotuare sa për tu parë para qytetarëve se këta janë duke punu, ku ishin tetë vjet qe nuk u morën me këto probleme të Malishevës, këto janë probleme që po e përcjellin Malishevën”, ka thënë Hoti. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.