Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti është deklaruar rreth dialogut Kosovë-Serbi. Ai thotë se në dialog me Serbinë ka hyr mbi parime të qarta, të cila parime i ka renditur nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”.
Ai thotë mes tjerash ka theksuar se marrëveshja finale e dialogut duhet të përfshijë njohjen reciproke ndemjet Kosovës dhe Serisë.
Tutje Hoti shkruan se integriteti terroterial i Kosovës është i panegociueshëm dhe se nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive.
Shkrimi i plotë i Hotit:
Lidhur me qasjen time dhe të Qeverisë e Republikës së Kosovës në raport me procesin e dialogut po thuhen gjëra të pavërteta, prandaj dua të sqaroj:
Ne kemi hyrë në dialog me Serbinë mbi parime të qarta:
– Udhërrëfyes ka qenë dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës.
– Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.
– Organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket.
– Nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive.
– Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.
Këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët tanë. Nuk do të ketë lëvizje nga këto parime./TV Malisheva