Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Avdullah Hoti ka arritur në ndërtesën e ekzekutivit, në ditën e tij të parë të punës si udhëheqës i këtij institucioni.

Ai ka arritur i vetëm në qeveri, me gardë ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por në hyrje te ndërtesës pritej vetëm nga sekretari i qeverisë dhe jo nga paraardhësi i tij, ish-partneri i koalicionit qeverisës, Albin Kurti.

Hoti i LDK-së që u zgjedh dje kryeministër, do të mbajë sot mbledhjen e parë të qeverisë.

Hera e fundit kur Hoti ishte në ekzekutiv ishte sa mbante postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë Kurti, dhe që u shkarkua nga shefi i tij i atëhershëm./ Tv Malisheva

Share.