Kryeministri Avdullah Hoti ka prezantuar në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK) platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë.

Hoti para akademikëve prezantoi siç e quajti kornizën e dialogut. Kreu i Qeverisë shtoi se këtë proces do ta udhëheq vet, përderisa ftoi të gjithë liderët e partive të jenë pjesë e këtij procesi.

Ai madje ka bërë të ditur se do të kërkojë edhe formimin e një komisionin parlamentar për dialogun me Serbinë.

“Me shpalljen e shtetit të pavarur aty kanë përfunduar të gjitha kompromiset e mundshme. Dialogu do të zhvillohet mbi bazat e Kushtetutës, e udhëheqë kryeministri i vendit”.

“Tri janë parimet që do tu përmbahem: integriteti territorial është i panegociushëm, në marrëveshjen që duhet të arrihet për njohje reciproke, organizimi kushtetues është i panegocueshëm, marrëveshja duhet të arrihet në frymën e Kushtetutës”.

“… e para njohja reciproke, që na siguron ulësen në OKB, njohje nga 5 vendet e BE-së, që nuk na kanë njohur. Të adresojmë çështjet e të pagjeturve dëmet e luftës, kthimi i pensioneve etj”.

“Pas çdo rundi të dialogut do të informojë në detaje. Nga këtu i ftoj liderët e partive që të na dëgjojnë dhe të bëhen pjesë e procesit”. “Do të themeloj këshillin e ekspertëve për dialog, nga fusha akademike nga shoqëria civile, njerëz me përvojë me negociata. Do të kërkojë edhe themelimin e komisionit parlamentarë për dialog”/TV Malisheva

 

Share.