Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka numëruar dështimet e Qeverisë Kurti në ekonomi, dhe vendimet që po e rëndojnë jetën e qytetarëve të vendit.
Në një postim në Facebook, deputeti i LDK-së ka ironizuar se “me rëndësi është po vazhdon vala 62 e privatizimit”. Sikur dihet, kryeministri Kurti kishte ardhur në pushtet duke premtuar se do të ndalte privatizimet dhe do ta mbyllte krejt këtë agjenci.
POSTIMI I PLOTË:
- Nga 1 prilli rriten për 14% faturat e energjisë.
- Nga 1 janari janë rritur për 100% faturat e tatimit në pronë për shumë qytetarë.
- Nga 1 marsi 2.5 miliardë euro të Trustit Pensional nuk ka kush t’i menaxhojë.
- Nga 1 marsi Banka Qendrore e Kosovës nuk ka Guvernator.
- Ka një vit që Komisioni i Ndihmës Shtetërore nuk është funksional: miliona euro shpenzime që bëhen me vendime të Qeverisë pa qenë të parapara në ligjin e buxhetit nuk ka kush t’i mbikëqyr.
Por këto janë kaluese e të parëndësishme.
Me rëndësi është që po vazhdon vala 62 e privatizimit!
Së shpejti fillojnë punën edhe Banka Zhvillimore e Fondi Sovran dhe nuk do ketë më krizë!!!
/TV Malisheva