Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk është deklaruar për përjashtimin e FSK-së nga “Defender 2023”.

Ai ka përmes një shkrimi në facebook ka thënë se “Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin e ushtrisë të cilën e komandon”.

Ai ka akuzuar presidenten se është duke qëndruar krahë Qeverisë së Kosovës në shkatërrimin e marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në.

“Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin e ushtrisë të cilën e komandon, nga ushtrimi më i madh që është mbajtur ndonjëherë në rajon – “Defender 2023”.
Shefja e shtetit po qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me aleatin kryesor që garanton sigurinë e shtetit të Kosovës, SHBA-në”, ka shkruar Hoti.

/TV Malisheva

Share.