Ish-zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se pas vlerësimeve të Bankës Qendrore të Kosovës për rënie ekonomike gjatë këtij viti, nevojitet një plan për rimëkëmbjke për pesë vitet e ardhshme.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se duhet të thellohet partneriteti politik dhe ekonomik me ShBA’të, Gjermaninë dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian, për të tërhequr investitorë nga këto vende.

“Na duhet të fuqizojmë mbrojtjen e investitorëve dhe të sigurojmë marrëdhenie ekonomike të hapura e konkurrente me vendet në rajon, në mënyrë që investitorët që vijne në Kosovë të shohin perspektivën për qasje në tregun rajonal dhe me gjerë”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë:

Pas vleresimeve te Bankes Qendrore te Kosoves per renje ekonomike gjate ketij viti, eshte teper e nevojshme nje plan per rimekembje ekonomike per pese vitet e ardhshme. Ky plan duhet te identifikoje te gjitha burimet e financimit te rrijes ekonomike dhe te mobilizoje ato burime, sektoret prioritar qe duhet mbeshtetur, pako per shfrytezim te fondeve te mbetura te privatizimit dhe pako per terheqje te investimeve te jashte.

Mbi te gjitha, na duhet te thellojme partneritetin politik dhe ekonomik me SHBA, Gjermanine dhe vendet kryesore te BE-se, per te terhequr investitore te medhenj institucional nga keto vende.

Na duhet te fuqizojme mbrojtjen e investitoreve dhe te sigurojme marredhenie ekonomike te hapura e konkurrente me vendet ne rajon, ne menyre qe investitoret qe vijne ne Kosove te shohin perspektiven per qasje ne tregun rajonal dhe me gjere.
Ne po punojme ne kete plan./ Tv Malisheva

Share.