Përfshirja e çështjes së personave të zhdukur si çështje urgjente në aneksin për zbatimin e marrëveshje për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po konsiderohet si një e arritur për Kosovën në rrugën drejt zbardhjes së fatit të të zhdukurve.
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, i cili ishte pjesë e delegacionit kosovar në takimin e së shtunës në Ohër, u shpreh për KosovaPress se përkundër insistimit të palës kosovare që në këtë pikë të aneksit të përfshihet edhe afati prej 12 muajsh që të marrë epilog çështja e personave të zhdukur, përsëri ajo është refuzuar.
Ai pret që Deklarata për Personat e Zhdukur mes të palës kosovare dhe serbe të nënshkruhet në ditët në vijim.
Hoti tha se në takimin e 18 marsit mbi katër herë është larguar çështja e personave të zhdukur nga aneksi, por me insistimin e palës kosovar, i ngarkuari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak e ka imponuar si çështje urgjente.
Hoti: Çështja e personave të zhdukur mbi 4 herë është larguar nga ankesi, por me insistimin tonë u imponua si pikë e katërt
“Gjatë takimit kemi insistuar që çështja e personave të zhdukur të jetë si paragraf i veçantë dhe kjo nënkupton si çështje e veçantë të jetë me urgjencë, por ne kemi pasë edhe kërkesa të tjera që fatkeqësisht që jo vetëm që janë refuzuar nga pala serbe, por më duhet me pranua që mbi 4 herë çështja e personave të zhdukur është larguar prej ankesit që e kemi përpara….e para ka qenë që të ballafaqohemi me të kaluarën në kuadër të çështjes së personave të zhdukur kemi kërkuar që të dyja shtetet të ballafaqohet me të kaluarën që nënkupton krime. E dyta, ka qenë trajtimi i kësaj çështje me prioritet urgjencë, e treta ka qenë të ketë një afat kohor të ketë një përkufizim të afatit dhe ne kemi kërkuar që brenda një afati prej 12 muajsh të merr një epilog çështja e personave të zhdukur dhe kjo ka has në rezistencë shumë të madhe, aq sa më të madhe që mbi 4 herë na është larguar dhe në fund…Në fund është larguar komplet dhe ka qenë një atmosferë e tillë që ka qenë gogja problem edhe me insistua më shumë se ka qenë merre ose leje. Fatmirësisht kam qenë aty një insistim i mirë, i zëvendëskryeministrit dhe kryeministrit ka bërë që Lajçak në fund me imponua këtë pikë që është katër dhe me qenë pjesa e personave të zhdukur”, tha ai.
Hoti deklaroi se përfshirja në ankesi i personave të zhdukur është moment i rëndësishëm për zbardhjen e fatit të të zhdukur, pasi palët obligohen t’i zbatojnë pikat e përfshihet në të kundërtën do të pasojnë sanksionet.
Edhe më pozitive, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur e konsideron pikën 6 në ankesë që parasheh formimin e komisionit të përbashkët të kryesues nga BE për monitorimin e zbatimit të të gjitha pikave.
E përkundër insistimit që përmes ankesit të parashihej afati prej 12 muajsh që çështja e të pagjeturve të merr epilog, ai u shpreh se ky afat është refuzuar.
Hoti: Afati që brenda 12 muajve të marër epilog çështja e të zhdukur është larguar
“Afati kohor që ne kemi insistuar në vazhdimësi të shtunën të jetë prej 12 muaj të merr epilog çështja e personave të zhdukur do të thotë të shkëmbejnë informacionet dhe t’i themi boll më një dhimbjes të familjarëve të personave të zhdukur që kanë që 24 vite, fatkeqësisht është refuzuar në masë të madhe nga Serbia dhe fatkeqësisht dhe propozimet që na kanë ardhur nga BE dhe Lajçak fatkeqësisht na kanë ardhur jo vetëm pa afat kohor, por na kanë ardhur edhe pa këtë pikë, por në fund kemi arritur me imponua”, u shpreh Hoti.
Andin Hoti, i cili edhe 24 vjet pas përfundimit të luftës nuk di asgjë për fatin e babait të tij të zhdukur, nuk beson që Serbia të zbatojë këtë pikë të ankesit, por pret që Bashkimi Evropian si garantues ta kushtëzojnë shtetin serb që për çështjen e personave të zhdukur të bashkëpunojë me Kosovën.
Ai potencoi se nëse BE është serioze do të ketë progres të madh për çështjen e personave të zhdukur.
Hoti: Mbetet në dorën e BE ta kushtëzojë Serbinë që ta zbatojë këtë pikë të ankesit, por edhe tërë planin franko-gjerman
“Nëse BE është serioze në zbatimi e planit franko-gjerman dhe ankesit që është kjo unë pres që të kemi përparim gogja të madh, sepse këtu ceket dhe është çështja e personave të zhdukur dhe sa pres unë si Andin. Unë Serbisë nuk i besoj dhe nuk i kam besuar asnjëherë dhe kam arsye të mjaftueshme mos me i besua Serbisë, unë sot po i besoj BE dhe shteteve tjera mike që na e dhënë atë garancion, mbetet në dorën e tyre që tash me i kushtëzua, sepse presioni nuk mjafton ne e kemi parë që disa herë, me kushtëzua Serbinë që me përmbushur këtë obligim që e ka dhënë që me urgjencë do të trajtojë këtë çështje, e ka dhënë një obligim dhe në deklaratë thuhet se do të jap të gjitha informacionet audio, vito e të shkurara të klasifikuara dhe ajo duhet të bëjë këtë”, tha ai.
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, shpreson që Deklarata për Personat e Zhdukur me trysninë e BE të nënshkruhet në ditët në vijim në mes të kryeministrit të Kosovësë, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Hoti nënvizoi se kjo deklaratë pa ankesin do të kishte mbetur vetëm si deklaratë e vullnetit të lirë.
Hoti:Deklarata për Personat e Zhdukur presim të nënshkruhet ditët në vijim
“Unë pres që të ajo të nënshkruhet ditëve në vijim të them të drejtën kemi insistuar që të nënshkruhet edhe atë natë si deklaratë e veçantë të tregojmë se kjo çështje ka qenë çështje e veçantë e personave të zhdukur hezitimi ka qenë i Vuçiq prapë, unë pres që në ditët në vijim me trysnin e BE të nënshkruhet ajo deklaratë…12’30 Vetëm si deklaratë pa një plan e pa një ankesë, pa një aprovim që tashmë është bërë edhe pse nuk ka nënshkrim mendoj se do të mbetej vetëm si deklaratë e vullnetit të lirë, e një deklaratë që ne kemi dëshmi të shumta që Serbia nuk është që vullnet të punojë për krimet e luftës dhe besoj se kjo tash e obligon Serbinë”, u shpreh ai.
Pika katër e ankesit të zbatimit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të dakorduar më 18 mars 2023 në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit në Ohër thotë se palët dakordohen të miratojnë si çështje me urgjencë Deklaratën për Personat e Zhdukur.
“Palët bien dakord të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, si çështje urgjente”, thuhet në aneks.
Gjatë ditës së sotme,i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar u shpreh se Kosova dhe Serbia duhet të nisin menjëherë të zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim ambasadorët e akredituar në Kosovë.
Më 18 mars, pala kosovare dhe serbe janë takuar në Ohër, ku u u pajtuan për zbatimin e ankesit të marrëveshjes sipas planit evropian. Por, kjo marrëveshje përveç dakordimit nuk është nënshkruar pas refuzimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.