Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka uruar Gjermaninën për marrjen e presidencës së radhës së Bashkimit Evropian, që do ta kryesojë për gjashtë muaj.

Hoti pret që gjatë kësaj kohe të hiqet edhe regjimi i vizave për Kosovën.“Gjermania po e merr presidencën e radhës së BE-së, në një kohë shumë sfiduese për shëndetin dhe ekonominë e Evropës!

I jemi shumë mirënjohës Qeverisë Gjermane për angazhimin e vazhdueshëm për zgjerimin e BE-së, duke i afruar vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe presim që gjatë kësaj kohe të hiqet edhe regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës! #EU2020DE”./Tv Malisheva

Share.