Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten pritet të raportojë në Kuvendin e Kosovës për rifillimin e dialogut me Serbinë.
Kërkesës së sotme tij për raportim, iu kundërpërgjigj pozitivisht kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Osmani: Kryeministrin e kemi ftuar për raportuar të premten
“Tani pas e morëm letrën nga kryeministri ku ai shpreh gatishmëri që të vijë në Kuvend dhe pas konsultimeve që kisha me kryesinë e Kuvendit ne e kemi ftuar për të premten në orën 12:00.
Tani do të presim përgjigjen edhe një herë nga kryeministri për kohën e propozuar”, tha ajo.
Osmani këtë e bëri të ditur pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha./Tv Malisheva