Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti se hoqin dorë nga dialogu për njohje reciproke, që zhvillohej në Bruksel e Uashington në koordinim me aleatët, dhe tani dialogun po e zhvillojnë skutave, e hoteleve të plazheve në darka private.
“Shtetin e Kosovës e ruajt Zoti, se zot shtëpie nuk ka momentalisht!”, ka shkruar Hoti, në Facebookun e tij.
POSTIMI I PLOTË:
Këta demagogë heqin dorë nga dialogu për njohje reciproke, që kishte nisur në qeverinë paraprake në koordinim me aleatët, e që zhvillohej në Bruksel e Uashington.
Dialogun e zhvillojnë skutave, hoteleve të plazheve e në darka private. Arrijnë marrëveshje të përkohshme në villën e Titos në Ohër, ku marrin obligime për autonomi për serbët dhe zbatim të asociacionit, të cilin e kishin kundërshtuar dhunshëm, në këmbim të disa obligimeve gjysmake, abstrakte e të paverifikueshme që pala serbe duhet të përmbushë.
E tash ankohen e “kërcënojnë” aleatët pse ata po i kushtëzojnë proceset euro-integruese të Kosovës me respektim të kësaj marrëveshje.
Shtetin e Kosovës e ruajt Zoti, se zot shtëpie nuk ka momentalisht!”