- Reklamë e sponsorizuar -

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur në takim homologun e tij shqiptar, Edi Rama.

Pa një ceremoni shtetërore, ky i fundit pasi përfundoi takimin rreth një orësh me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani, ka arritur me veturë në Ekzekutiv.

Pas takimit me Hotit, kryeministri Rama pritet të shkojë në takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, e më pas ish-kryeministrit, Albin Kurti.

Në kuadër të vizitës në Kosovë, kryeministri Rama sonte do të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçi./Tv Malisheva

- Reklamë e sponzorizuar -