Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Avdullah Hoti bëri homazhe sot pranë varrit të presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Aty, Hoti tha se ditën e parë të punës kjo qeveri po nisin me protokollin e nevojshëm, siç është vizita të varri i presidentit Rugova për të vazhduar pastaj në Prekaz të varrezat e familjes Jashari.
Hoti: Nderojmë themeluesin e shtetit të Kosovës
“Sot e kemi nisur ditën me protokollin e nevojshëm, të zakonshëm të kryeministrit kur merr detyrën, me konsultimet fillestare qe i bëmë sot në mbledhjen e qeverisë, pastaj me nderimet që ne u shprehëm si kabinet qeveritar themeluesit të shtetit të Kosovës, presidentit Rugova, dhe pas kësaj do të jemi në vizitë edhe në Prekaz , tek vendi ku është i shenjtë për të gjithë shqiptarët kudo qe janë, si shenjë e respektit ndaj martirizimit të asaj familje dhe përmes saj gjithë atyre qe kanë dhënë jetën për lirinë të cilën e gëzojmë sot”, tha Hoti.
Në homazhe kryeministri ishte i shoqëruar nga vartësit e tij të cilët dje u votuan në Kuvendin e Kosovës për të drejtuar ministritë e qeverisë Hoti./Tv Malisheva