Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një telefonatë me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

Hoti ka thënë se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën drejt integrimit në Bashkim Evropian.“Sapo zhvillova një telefonatë shumë produktive me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz!

Biseduam për shumë çështje rreth rimëkëmbjes ekonomike e integrimeve në Bashkimin Evropian, që kanë një rëndësi të madhe për kosovarët dhe popujt e tjerë në Ballkanin Perëndimor”.

“Me gjithë sfidat e vazhdueshme me Covid-19, ne do të vazhdojmë me thellim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, ndërsa Austria do të vazhdojë të na mbështesë në rrugën tonë drejt integrimit në BE”./Tv Malisheva

 

Share.