Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti sot ka komentuar edhe zhvillimet politike, ku theksoi se beson se pas shumë viteve është ndërtuar një maturi institucionale.
Ai ka kërkuar që të reagohet me maturi ndaj këtyre zhvillimeve, pas propozim- aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Hoti: Do të reagojmë me dinjitet karshi zhvillimeve që do të ndodhin tani
“Unë besoj që pas gjithë këtyre viteve kemi ndërtuar një kulturë institucionale dhe një maturi institucionale me cila do situata që përballemi, do të reagojmë me dinjitet karshi zhvillimeve që do të ndodhin tani”, tha Hoti.
Sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve të mundshme parlamentare, Hoti tha se derisa ka një qeveri funksionale me shumicë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, nuk ka nevojë për zgjedhje.
Hoti: S’ka nevojë për zgjedhje, qeveria është funksionale
“Sa i përket zgjedhjeve Kosova ka qeveri plotësisht funksionale dhe kushtetuese. Dhe për aq kohë sa është një qeveri që është funksionale që mbështetjen e shumicës së deputetëve në kuvendin e Kosovës duhet të vazhdojë”, tha ai.
Këto komente Hoti i bëri pas takimit me Komitetin për vlerësimin e situatës me koronavirus./Tv Malisheva