Analisti dhe njohësi i proceseve të integrimit evropian, Agron Hoti ka reaguar lidhur me deklaratën e Presidentit të Francës Emanuel Macron të dhënë gjatë konferencës për shtyp në Tiranë lidhur me suspendime e mundshëm të liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Sipas Hotit, kjo deklaratë duhet të merret si një paralajmërimin dhe presion politik se çfarë mund të ndodhë më 1 janar 2024, nëse Qeveria e Kosovës nuk i zbaton kërkesat e BE-së. Sepse në fund të fundi çdo herë ky proces ka qenë politik dhe asgjë më shumë.

Ky është postimi i plotë i Agron Hotit

“(Keq)Interpretimi i Macronit për viza

E pashë që shumë miq të mi për arsye të tyre na thanë që pavarësisht deklaratës së Macronit në Tiranë vizat do të na hiqen me 1 janar 2024. E harruan qëllimisht miqtë e mi që mos e bëftë zoti e t’u thotë Macroni “jo” heqjes së vizave, se po e bëri vërtetë atë, atëherë vizat mund t’i shohim vetëm në ëndrra edhe atë bardh e zi se asesi kolor.

Kjo sepse BE është tërësisht politike dhe se asgjë, ama bash asgjë s’varet nga procedurat ligjore. Të gjithë hapat integrativ në BE janë 100% politike, kështu ka qenë, janë dhe do të jenë.

Krejt çështja është se a ka vullnet politik, nëse ka, jo veç vizat, po edhe në BE mund të na fusin me shpejtësi mik-miku. Kjo më së miri vërtetohet kur e sheh Ukrainën, e cila edhe pse në luftë totale kundër Rusisë, megjithatë i është hapur dera për anëtarësim në BE.

Prandaj, deklarata e Macronit ishte vetëm një paralajmërim dhe presion politik se çfarë mund të ndodhë më 1 janar 2024, nëse Qeveria e Kosovës nuk i zbaton kërkesat e BE-së”.

/TV Malisheva

 

Share.