Kandidati i LDK-së për të parin e Komunës së Malishevës, Bajrush Hoti ka vizituar sot QKMF-në e këtij qyteti, ku ai lavdëroi personelin shëndetësor të kësaj QKMF-je, shkruan TV Malisheva.
Hoti njoftoi edhe për numrin e të vaksinuarve në këtë komunë brenda ditës :
“Kapaciteti ditor i vaksinimit brenda orarit është deri në 600 vaksina, ndërsa tani kur ka mungesë të vaksinave, vaksinohen deri në 300 qytetarë në ditë”
Ai poashtu tha se vaksina në këtë komunë ka vetëm për qytetarët që kanë bërë termin deri me datën 7 shtator, ku edhe iu bëri thirrje qytetarëve të kësaj komune që të vaksinohen.
“Vaksinë ka vetëm për qytetarët që kanë termin deri më 7 shtator, dhe qytetarë që duhet të marrin vaksinën e dytë”
Krejt në fund ai i falenderojë stafin e QKMF-së për punën dhe angazhimin maksimal të tyre dhe kujdesin që po ofrojnë me shërbime për mbrojtjen e shëndetit të popullatës./TV Malisheva
Postimi i plotë i Bajrush Hotit:
Të dashur qytetarë
Sot vizitova QKMF-në ,, Dr. Shpetim Robaj” në Malishevë ku me një pritje të ngrohtë nga personeli shëndetësor u informova me gjendjen e krijuar nga pandemia. QKMF në Malishevë përkundër që ka një staf të mrekullueshëm e profesional po përballet me vështirësi të mëdha, konkretisht me mungesë të vaksinave, që nga fillimi ekipi i vaksinimit ka vaksinuar mbi 20 mijë qytetarë. Kapaciteti ditor i vaksinimit brenda orarit është deri në 600 vaksina, ndërsa tani kur ka mungesë të vaksinave, vaksinohen deri në 300 qytetarë në ditë.
Vaksinë ka vetëm për qytetarët që kanë termin deri më 7 shtator, dhe qytetarë që duhet të marrin vaksinën e dytë.
Në oborr të QKMF-së tani është ngritur tenda ku qytetarët bëjnë testet për covid-19, nga data 12 gusht deri më tani janë bërë rreth 2 mijë testime.
Në fund falënderova stafin e QKMF-së për punën dhe angazhimin maksimal të tyre dhe kujdesin që po ofrojnë me shërbime për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.
Respekt për stafin shëndetësor të QKMF-së!
Qytetarë, ju lutemi që t’i respektoni masat që pandeminë Covid-19 ta përballojmë e kalojmë me sa më pak pasoja.