Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, ka treguar se sot në mëngjes ka shoqëruar senatoret amerikanë Shaheen dhe Welch në takimet që kanë pasur me liderët e vendit.
Hovenier ka thënë se i bashkohet solidaritetetit të senatores Shaheen me popullin e Kosovës dhe ngushëllimet për vdekjen e policit Afrim Bunjaku.
Tutje ambasadori amerikan ka shtuar se pajtohet me deklaratën e senatores amerikane, se sulmi i 24 shtatorit nënvizon nevojën urgjente për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit nga Kosova dhe Serbia.
“Kënaqësi për t’u bashkuar me senatorët Shaheen dhe Welch për takimet e tyre në Kosovë këtë mëngjes. Plotësisht dakord me shprehjen e solidaritetit të Senatores. Shaheen me popullin e Kosovës dhe ngushëllimet për vdekjen e rreshterit Bunjaku. Siç tha ajo pas takimeve, sulmi i 24 shtatorit thekson nevojën urgjente për zbatimin e plotë të Ohrit nga Kosova dhe Serbia”, ka shkruar Hovenier.
Pleased to join Senators Shaheen and Welch for their meetings in 🇽🇰 this morning. Fully agree with Sen. Shaheen's expression of solidarity with the people of Kosovo & condolences on death of Sgt Bunjaku. As she said after the meetings, the Sept 24 attack emphasizes urgent need… https://t.co/Tw2JBIsghx
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 13, 2023
/TV Malisheva