Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, duke komentuar vrasjen e Liridona Ademajt, tha se ky rast tregon se duhet që të punohet me seriozitet në nivel të shoqërisë, raporton Ekonomia Online. Sipas tij, për këto përgjigje duhet të jenë efikase për t’i ndalur, siç tha ai aktet keqdashëse.

Ai më tej ka shtuar se në bazë të disa anketave 76 përqind e qytetarëve mendojnë që partitë politike duhet të mundësojnë pjesëmarrje të barabartë të grave dhe burrave në politikë.

Sipas tij, 62 për qind besojnë që ngacmimin në internet dhe portretizimet negative në politikë dekurajojnë pjesëmarrjen e tyre në politikë. Ai këto komente i bëri në kuadër të konferencës për Integritetin e Informacionit DISICON, organizuar nga NDI.

“Tema e këtij viti është thelbësore për ndërtimin e demokracive në botë. Këtë javë dëgjuam edhe për një rast të femicidit dhe kjo tregon se sa është e nevojshme që të punohet në nivel të shoqërisë. Jam shumë i sigurt që i keni parë rrjedhat shqetësuese të gjuhës së urrejtjes ndaj grave, komunitete LGBT dhe komuniteteve të tjera nëpërmjet rrjeteve sociale”.

“Ende ka edhe shumë vend për përmirësim nuk po flas vetëm për Kosovën. Duhet ta marrim me seriozitet dhe duhet të përgjigjemi me efikasitet për t’i ndalur aktet keqdashëse. Dëshiroj të flas diçka për ndryshimet në opinion publik në Kosovë sa i përket gjinisë, në bazë të anketave 76 përqind e qytetarëve mendojnë që duhet të mundësojnë pjesëmarrjen të barabartë të grave dhe burrave në politikë, 62 përqind besoj që ngacmimin në internet dhe portretizimin negativ në politikë dekurajon pjesëmarrjen e tyre në politikë. Këto statistika na tregojnë se qytetarë të Kosovës janë të gatshme për ta mbështetur ndryshimin”, tha ai.

/TV Malisheva

Share.