Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka dal nga takimi me kryetarët e komunave të veriut, i cili është mbajtur në zyrën e BE-së në Prishtinë.

Ai ka dal nga ky takim dhe ka vazhduar drejt objektit të Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë, kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci dhe ai i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ende nuk kanë dal nga zyra e BE-së.

Zeqiri dhe Peci vijnë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Aty nuk janë parë kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi dhe ai i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Ky takim ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar në veri te vendit.

/TV Malisheva 

Share.